TIRANË- Komisioni Europian i dorëzon qeverisë shqiptare, progres-raportin vjetor i vlerësuar nga komisioni europian dhe nga qeveria si më i miri që Shqipëria ka marrë ndonjëherë. Sipas kryeministrit, ai është tregues i qartë i arritjeve dhe punëve që presin përpara.
Rama tha se qeveria garanton dialog dhe po adreson të gjitha shqetësimet e protestave, ndërsa injoroi atë që ai e cilësoi zhurmë që vjen nga burgu i Fierit prej Erion Veliajt.
Analisti i njohur, Frrok Çupi, i ftuar në “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, u shpreh se ky progres-raporti i Komisionit Evropian ka një peshë të veçantë pasi vjen në një kohë kur Shqipëria arriti të lërë pas një situatë dhune dhe paqartës, të shkaktuara nga protestat në kryeqytet.
Ai theksoi se Shqipëria është i pari shtet në Evropë, i cili arriti të kapërcejë këtë gjendje të pazakontë.
“Ky progres-raport ka një peshë të veçantë nga gjitha herët e tjera. Ka një peshë, që u tha se është më i miri se çdo herë tjetër.
Është vetëm pak ditë pasi Shqipëria ka lënë pas një rrezik të madh, rrezikun e dhunës, rrezikun e sulmeve hibride, që në Tiranë u shndërrua në një luftë me armë, dhe që ishte dhuna me e madhe që është organizuara në kryeqytet. Është i pari shtet në Evropë që e kapërceu këtë gjendje. Jemi në kushtet që thuajse janë marrë vendime perspektive për vendit tonë dhe Evropa na thotë “ju e keni vetë në dorë Evropën”. Kundërshtarët anti-BE janë agresivë kundër vendit”, theksoi ai.
Pasi i sulmoi dhe i kërcënoi vetëm pak ditë më parë, sot Sali Berisha sërish ua ka shtrirë dorën e bashkëpunimit partive opozitare. Analisti Frrok Çupi, thekson se Sali Berisha dhe partitë e vogla kanë për qëllim pengimin e Shqipërisë në rrugën e saj europiane.
Sipas tij, ky është fronti i luftës dhe i dhunës, ku qëndrimet dhe aktet e tyre politike janë kundër Shqipërisë.
“Berisha ka mbledhur të gjithë horrat, dallkaukët, siç i quajti ai vetë, dhe mjafton sadopak që të pengojë rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Është fronit i luftës, i dhunës, i terrorizmit, me qëllim që t’ia nxijë fytyrën Shqipërisë dhe të mos pranohet në Bashkimin Evropian”, tha ai./abcnews.al


