Ditën e sotme kanë nisur votimet, për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.
Lexo edhe: Gara për kreun e PD, voton Sali Berisha: I qëndroj deklaratës për rikthimin si lider
Ndërkohë prej dy orësh, pasi kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha hodhën votën në selinë blu, kanë zhvilluar një takim në zyrën e Bashës.
Lexo edhe: Voton Lulzim Basha: Me vlerat e demokracisë do ta çojmë betejën deri në fund
Në garë për kryetarin e ri të PD-së janë kreu aktual Lulzim Basha, përballë Edith Harxhit, Agron Shehajt dhe kandidatit Fatbardh Kadilli.
Sakaq këtë të dielë mbi 75 mijë anëtarë të PD-së po votojnë për të zgjedhur kreun e ri, që do të udhëheqë për katër vitet e ardhshme./i.k/abcnews.al/

