Karim Benzema i trembi të gjithë në miqësoren me Bullgarinë, kur iu desh të linte fushën e lojës në minutën e 41-të për shkak të një dëmtimi, që në pamje të parë krijoi idenë e lamtumirës së Europianit.
Më pas u qartësua më shumë situata dhe rreziku i madh fatmirësisht u shmang. Deschamps fillimisht u shpreh se nuk është dëmtim serioz dhe tashmë flet vetë Benzema, që tregon se është stërvitur me ekipin dhe ndihet 100% gati.
"Ca va très bien. J'ai pu reprendre l'entraînement hier avec le groupe. Ca s'est bien passé, pas de douleur ni de gêne, donc je suis opérationnel. Je suis à 100%" @Benzema rassure tout le monde : il est de retour… et à 100% pic.twitter.com/BNLgqHmT7m
— Téléfoot (@telefoot_TF1) June 13, 2021
“Gjithçka po shkon mirë, dje isha në gjendje të stërvitesha me grupin. Shkoi mirë, pa dhimbje dhe shqetësime të tjera, kështu që jam gati për lojë. Jam 100% gati”, tha Benzema. Pas dy ditësh Franca sfidon Gjermaninë në “Allianz Arena” dhe sulmuesi i Real Madrid pritet të jetë në fushë. /abcnews.al