Tirana është qarku që ka nevojë për punë. Aktualisht janë rreth 16 mijë vende të lira pune bën të ditur ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, nëpërmjet statistikave të publikuara në rrjetet sociale. Qarku me kërkesë më të ulët për punësim është Dibra.
Në Janar-Shtator nga sipërmarrjet në të gjithë vendin u deklaruan 50.069 vende të lira pune. Të dhënat ka zgjedhur t’i publikojë vetë ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në faqjen e tij në Facebook.
Në të gjitha qarqet e Shqipërisë rezultojnë vende të lira pune. Tirana zë vendin e parë në listë me 15.997 vende të lira ndërsa vendin e fundit e zë Dibra me 800 vende të lira pune.
Për ministri Ahmetaj sfida e zyrave të punës në çdo qark, është që të përafrojnë kërkesën në treg me profilet e punëkërkuesve dhe përmes një reforme rikualifikimesh, të ndihmojnë çdo punëkërkues të bëhet i punësueshëm.
26.345 persona janë punësuar vetëm nga Zyrat e Punës në të gjithë vendin, 2.650 pret tyre vetëm në muajin Shtator./abcnews.al