Arritën deri në treshen finaliste, por nuk fituan “Style Star”, reagojnë për herë të parë Alda dhe Irisi

schedule13:16 - 12 Qershor, 2021

schedule 13:16 - 12 Qershor, 2021

Mbrëmjen e djeshme, përfundoi spektakli i modës “Style Star Show”, i cili u trasmetua për javë me radhë në ekranin e ABC. Fituese u shpall Boriana, e cila me veshjen e realizuar emocionoi jurinë, moderatoren Kiara Titon dhe të gjithë publikun.

Mirëpo, pjesë e treshes finaliste ishte biondia tërheqëse Alda, e cila qendroi deri në fund e palëkundur. Pavarësisht se nuk ia doli të rrëmbente çmimin e parë, ajo ishte shumë pranë kupës.

Përmes një postimi në Instagram, Alda ka deklaruar se ky emision i ka mësuar shumë gjëra dhe ndihet fituesja shpirtërore.

Ja ku mberritem ne finale!! ky emision mua si Alda me ka mesuar shume gjera, ama gjeja kryesore qe kam mesuar eshte qe arrita te depertoja tek ju edhe pertej ekranit dhe per kete gje ju jam mirenjohese. Pse valle duhet te isha fituesja e nje emisioni nese nuk do ndihesha fituesja shpirterore dhe une ndihem si kjo e fundit(kjo eshte shume here me e madhe se cdo gje e prekshme)
JU FALENDEROJ!”, ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alda Mehmetaj (@alda_roaa)

Ndërsa vajza tjetër pjesë e treshes ishte Irisa, e cila ka spikatur për gjatë gjithë këtyre javëve për stilin e saj të thjeshtë, por të veçantë.

Përmes disa fotove të publikuara nga mbrëmja, ajo është shprehur se do t’i mungojë kjo eksperiencë e bukur.

Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen dhe kohen qe me keni kushtuar,do me mungojne vajzat,juria,produksioni…kjo eksperienc ishte nje nga me te bukurat,e di qe @stylestarshow 2 do jete akoma me fantastik ? suksese te metejshme mike @kiaratito”, ka shkruar Irisa./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by I.Ç (@irisscela)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!