Mbrëmjen e sotme nisi Kampionati Europian dhe Italia organizoi një ceremoni siç ata e kanë zakon. Ishte një performancë spektakolare, duke nisur hyrja e stadiumit. Francesco Totti dhe Alessandro Nesta, dy të Zotët e shtëpisë “Olimpico” pritën tifozët në hyrje të stadiumit.
????? It's almost time for the opener! ⏳#EURO2020 pic.twitter.com/4EEeXGjyEX
— UEFA Nations League (@EURO2024) June 11, 2021
Në të njëjtën kohë mbi kokat e tyre dhe mbi qiellin e stadiumit “Olimpico” kaluan me shpejtësi dhe me lëvizje akrobatike “Shigjetat Trengjyrëshe”, skuadra ushtarake e forcave ajrore, e cila ngjyrosi qiellin me flamurin italian, ashtu si ndodh zakonisht në Formula 1.
https://t.co/VWUNIc6v2W pic.twitter.com/uThONtPWvF
— UEFA Nations League (@EURO2024) June 11, 2021
Më pas në fushë zbarkoi banda muzikore e ushtrisë së Italisë, që luajtën këngët e tyre patriotike. 24 topa gjigantë u ngritën në ajër, duke simbolizuar 24 kombëtaret pjesëmarrëse në Europian. Pjesë e ceremonisë ishte edhe Andrea Boccelli, me arien “Askush të mos flejë”.
EURO 2020 Opening ceremony at the Olimpico in Rome! ?#EURO2020 pic.twitter.com/ADcB2yZZIE
— UEFA Nations League (@EURO2024) June 11, 2021
Më pas në qiell shpërthyen fishekzjarrë shumëngjyrëshe që krijuan atmosferë të jashtëzakonshme. Nuk mund të mungonte interpretimi i këngës zyrtare të këtij kompeticioni: “We are the pople”, e Martin Garrix, Bono dhe Edge, të cilët përformuan virtualisht, një teknikë e përdorur edhe për mesazhe të tjera gjatë ceremonisë. /abcnews.al
?️ Legends in Rome!
?? Alessandro Nesta & Francesco Totti ?#EURO2020 pic.twitter.com/U5PmpxfwW1
— UEFA Nations League (@EURO2024) June 11, 2021