Maqedonia duhet të zbatojë deri në fund marrëveshjen e Prespës pasi vetëm kështu mund të ecë përpara në rrugën për anëtarësimin në Nato dhe Bashkimin Europian. Ka qenë kjo deklarata e presidentit grek Pavlopulos, i cili shtoi se Greqia e mbështet vendin fqinj.
Prokopis Pavlopulos, kreu i shtetit grek, deklaroi se Greqia dhe Maqedonia po përpiqen të kenë marrëdhënie miqësore dhe fqinjësore, dhe se vendi i tij ka dëshmuar se mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkim Europian. Por duke folur për këtë aspekt ai theksoi se fillimisht maqedoia duhet të zbatojë deri në fund marrëveshjen e Prespës.
Presidenti grek theksoi se vendi fqinj duhet të bëjë ndryshimet e nevojshme në rendin e brendshëm ligjor, mbi të gjitha në Kushtetutë. Vetëm kur të ketë përfunduar i gjithë ky proces, dhe pasi të vërtetohet që ndryshimi i Kushtetutës i përmban të gjitha garancitë, vetëm atëherë mund të ketë ftesë për anëtarësim në NATO, dhe çfarëdo lloj fillimi të bisedimeve në lidhje me procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, vetëm pas kësaj do të mund të finalizohet edhe përmbajtja sipas të drejtës ndërkombëtare, shqyrtimi i drejtë i Marrëveshjes mes Greqisë dhe vendit fqinj, në mënyrë që të vijnë për ratifikim në Parlamentin grek, përfundoi tha Pavlopulos./abcnews.al