Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SPAK, tre shekuj burg “Plumbit të Artë”/ Prokuroria e Posaçme jep pretencën për 15 të pandehur

schedule11:13 - 5 Nëntor, 2026

schedule 11:13 - 5 Nëntor, 2026

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar 292 vite burg në total për 15 të pandehurit e dosjes Plumbi i Artë.

Për Nuredin Dumanin SPAK kërkoi dënimin vetëm me 10 vite burg megjithëse ai është autori i dhjetra ngjarjeve kriminale por gëzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Sipas prokurorëve kërkesa e uljes së dënimit për të vjen pasi dëshmitë dhe rrëfimi i tij kanë zbardhur ngjarjet kriminale për disa prej të cilave hetimet ishin pezulluar.

Edhe për bashkëpunëtorin tjetër të drejtësisë Erjon Alibej i cili ka urdhëruar disa vrasje SPAK kërkoi vetëm 15 vite burg përshkak se ai ka bashkëpunuar duke rrëfyer krimet.



Për Skerdi Tasen gjithashtu bashkëpunëtori i tretë i drejtesisë në këtë dosje përgjegjës për një vrasje dhe një tjetër të mbetur në tentative SPAK kërkoi dënimin vetëm më 13 vite burg.

Nuredin Dumani – 10 vite burg

Erjon Alibej – 15 vite burg

Skerdi Tase – 13 vite burg

Henrik Hoxhaj – 35 vite burg

Enver Diva – 25 vite burg

Besian Xhixha – 25 vite burg

Asllan Plaku – 20 vite burg

Ardian Ozuni – 15 vite burg

Gentian Sharra – 9 vite burg

Agron Qoli – 20 vite burg

Petrit Qoli– 25 vite burg

Fatos Gosa – 20 vite burg

Xhulian Hoxha – 20 vite burg

Albert Pashaj – 15 vite burg

Altin Ndoci – 25 vite burg

Për Henrik Hoxhajn të cilit më herët iu hoq statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë SPAK kërkoi dhe dënimin më të lartë së të pandehurit e tjerë atë me 35 vite burg.

Ndërkohë për 11 të pandehurit e tjerë Prokuroria e Posaçme kërkoi dënime që vijojnë nga 9 vite deri në 25 vite burgim.

Tashëm do të jetë rradha e avokatëve dhe të pandehurve për të bërë mbrojtjen dhe më pas GJKKO do të shpallë vendimin.

Operacioni “Plumbi i Artë” u zhvillua nga SPAK në mars të vitit 2022, pas arrestimit të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, të cilët më pas vendosën të bashkëpunonin me drejtësinë. Dëshmitë e tyre zbardhën një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, përfshirë vrasje me pagesë, atentate të mbetura në tentativë dhe përplasje mes grupeve kriminale, kryesisht në Elbasan, Durrës dhe Tiranë.

Nga hetimet e SPAK u zbardhën ngjarje kriminale si vrasja e Emiljano Ramazanit, ekzekutimi i vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia në Durrës, vrasja e Fatmira Dedjes dhe ajo e Bujar Çelës në Elbasan.

Në një prej dëshmive të Nuredin Dumanit lidhej me planin për vrasjen e Indrit Dokles i cili tha se Ervis Martinaj i kishte premtuar 500 mijë euro për eliminimin e Dokles, por ai nuk e kishte kryer këtë vrasje, pasi e konsideronte shumë të vështirë.

Një prej elementeve kryesore të hetimit ishte edhe përdorimi i platformës së enkriptuar Sky ECC, përmes komunikimeve të së cilës SPAK siguroi prova për organizimin dhe koordinimin e episodeve të ndryshme kriminale

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!