Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Demokratët: Do frenojmë Trump në Kongres/ Kreu i demokratëve: Do anulohen shume vendime të presidentit

schedule11:03 - 5 Nëntor, 2026

schedule 11:03 - 5 Nëntor, 2026

Udhëheqësi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, ka paralajmëruar një përballje të fortë politike me Donald Trump, pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mes mandatit. Ai deklaroi se Kongresi nuk do t’i shërbejë më presidentit amerikan dhe se koha kur ajo dege sherbente si pronesi e trump, ka perfdunduar.

Gjatë një konference për shtyp,Jeffries i cilësoi rezultatet zgjedhore si një refuzim të qartë të politikave të presidentit Donald Trump.

“Ditët kur Dhoma e Përfaqësuesve funksiononte si një degë tërësisht në pronësi të administratës Trump kanë përfunduar.”



Jeffries theksoi se demokratët nuk do të jenë në Kongres për t’iu bindur presidentit, zëvendëspresidentit JD Vance apo Gjykatës Supreme, por për të përfaqësuar qytetarët amerikanë.

“Ne nuk punojmë për Donald Trumpin. Nuk punojmë për JD Vance-in dhe as për Gjykatën Supreme. Ne punojmë për popullin amerikan”

Jeffries bëri të qartë se demokratët synojnë të përmbysin disa prej vendimeve kryesore të administratës Trump, veçanërisht në fushën ekonomike, shëndetësore dhe të sigurisë kombëtare.

Hakeem Jeffries konfirmoi kandidaturën për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve, pasi demokratët siguruan shumicën në Kongres në zgjedhjet e 3 nëntorit. Nëse zgjidhet kryetar, Jeffries do të bëhet i pari personi me ngjyre që mban këtë post në historinë e SHBA-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!