Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD-në për Shkodrën, Logu: Do vijnë në kuvend deputetë me para krimi

schedule14:40 - 10 Qershor, 2021

schedule 14:40 - 10 Qershor, 2021

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimin e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshme dhe përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës. Përfaqësuesi politik i PD Marash Logu deklaroi se sot u refuzua e drejta zgjedhësve të PD për të bërë transparencë mbi masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Ai tha se në shtator do vijnë në kuvend deputetë që kanë blerë vota me para krimi.

“U refuzua e drejta e PD dhe 630 mijë zgjedhësve që ne përfaqësojmë për të bërë transparencë mbi masakrën zgjedhore të 25 prillit në qarkun e Shkodrës. Ky qark është një ndër rastet më flagrante se si blerja e votës ka diktuar vullnetin e qytetarëve të 25 prillit.

Në shtator vijnë në kuvend drejtpërdrejtë nga fenomenet kriminale të blerjes së votës si rezultat i bashkëpunimi të përfaqësuesve politikë të PS dhe partisë së Tom Doshit dhe do jenë në kuvend falë parave të krimit.

Ne kërkuam që për qarkun e Shkodrës të merren informacione pranë SPAK për ata që kanë prodhuar hetimet e kryera. Kolegji zgjodhi të mos hedhë dritë mbi masakrën zgjedhore. Këta gjyqtarë janë të vendosur për të mos bërë drejtësi zgjedhore. Ky është një lajm i keq për qytetarët shqiptarë që presin që nga këto dyer të bëhet drejtësi”, deklaroi Logu. m.v/abcnews.al