Riyad Mahrez është pjesë e Manchester City prej vitit 2018. Sulmuesi i krahut është kthyer një një pikë fikse të formacionit të Pep Guardiolës. Trajneri spanjoll e vlerëson dhe algjeriani i lindur në Francë ndihet për mrekulli te kampionët e Anglisë.
Në një prononcim për DZ Sport, Mahrez, i cili e mbylli sezonin e fundit me 14 gola dhe 9 asiste, ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit te Marseille në të ardhmen. 30-vjeçari ka edhe dy vite kontratë me “Cityzens” dhe shpreson ta mbyllë karrierën në ” Etihad Stadium”.
“Shumë është folur rreth meje dhe dëshirës time për të përfunduar karrierën te Marseille, por unë nuk e mbaj mendjen aty. Unë dua ta mbyll karrierën në Premier League, te Manchester City. Nuk e shoh veten fare te Marseille“, deklaron Mahrez. /abcnews.al