Hapi i radhës në bashkëpunimin mes Uashingtonit dhe Athinës është projekt-ligji i ri i mbrojtjes të paraqitur nga senatorët Robert Menendez dhe Marco Rubio.
“Ligji mbi Mbrojtjen dhe Partneritetin Ndërparlamentar SHBA-Greqi 2021” mundëson nisma specifike për të përmirësuar bashkëpunimin e mbrojtjes dhe për të mbështetur modernizimin e Forcave të Armatosura Greke.
Ndër të tjera, projektligji shpreh mbështetje për skemën 3 + 1 (Qipro, Greqi, Izrael + SHBA) dhe kërkon shtrirjen e saj në fusha të tjera të bashkëpunimit. Sipas projekt-ligjit, Kongresi i SHBA konsideron se është në interesin e SHBA për të ndihmuar Greqinë të “heqë qafe” varësinë e saj ekzistuese nga pajisjet ruse.
Prandaj, vendi pritet të bashkohet me Programin Evropian të Nxitjeve për Rikapitalizim. Në këtë kontekst, projektligji parashikon ndihmë ushtarake vjetore prej 25 milion dollarësh për Greqinë për periudhën midis 2022 dhe 2026.
Përveç kësaj, projekt-ligji kërkon miratimin për shitjen e avionëve luftarakë F-35 në Greqi dhe siguron hua për Greqinë që do të lidhen me programet e armatimit. s.b/abcnews.al/