Real Madrid shpenzoi 100 milion euro për Eden Hazard në verën e vitit 2019, por ylli belg nuk ia ka dalë të shfaqë potencialin e tij te “Los Blancos”.
Dëmtime të shumta, pak gola dhe asiste, dhe kritikat pafund për 30-vjeçarin. Në mbrojtje i ka dalë vëllai i tij, Thorgan Hazard.
Ai beson se Eden do të shfaqet ndryshe në sezonin e ardhshëm. “Në Spanjë, shtypi t’i vështirëson gjërat, por është normale të jesh disi i ashpër ndaj Eden.
Ai nuk ia ka dalë të tregojë se çfarë është në gjendje të bëjë në fushën e blertë. Ata e dinë se sa futbollist i jashtëzakonshëm është.
Shpresoj dhe besoj që do t’i tregojë vlerat e tij në sezonin e ardhshëm dhe t’i japë fund kritikave“, deklaron Thorgan Hazard, lojtari ofensiv i Dortmund. /abcnews.al