Franca fitoi sot ndaj Bullgarisë me shifrat e pastra 3-0, duke treguar edhe një herë se janë një nga kombëtaret më të mira të globit dhe se e ka ruajtur ende petkun e kampiones së Botës. Në pjesën e parë Griezmann shënoi një gol shumë të bukur, por faturës së kësaj fitoreje iu shtua një çmim i rëndë.
Benzema was subbed off due to injury after playing only 37 minutes for France? pic.twitter.com/YttgSCDXYB
— شرشبيل? (@usopp007) June 8, 2021
Karim Benzema, i rikthyer pas 6 vitesh në kombëtare, pësoi një dëmtim muskulor dhe nuk ia doli të vazhdojë lojën, duke lënë fushën në minutën e 41-të dhe shpërthyer më pas në lot në momentin që u ul në stol. Europiani është shumë pranë dhe frika për humbjen e tij dhemb më shumë se vetë dëmtimi për sulmuesin.
https://twitter.com/Sidanz91_/status/1402356898565812225
Nesër pritet të kemi një panoramë të qartë të dëmtimit të yllit të Real Madrid. Pas kësaj, edhe pas daljes së Benzema, Franca vazhdoi me marshin e pestë dhe zëvendësuesi i të dëmtuarit, Olivier Giroud shënoi edhe dy herë, duke fiksuar shifrat në 3-0 dhe bërë një nxehje të mirë për ndeshjen e parë me Gjermaninë.
NDESHJA TJETËR – Spanja zhvilloi sot miqësoren e fundit para nisjes së Kampionatit Evropian. Përballë sonte ishin modestët e Lituanisë dhe në fushë për “Furinë e Kuqe” ishte skuadra U21 sepse ekipi i parë është izoluar pas infektimit të Sergio Busquets.
Gjithsesi, ashtu si të afirmuarit, edhe ata guxuan dhe dhuruan spektakël, duke fituar me shifrat 4-0 dhe pamë nivel të lartë futbolli e plot klas. Në pjesën e parë shënuan Guillamon dhe Brahim Diaz, ndërsa në të dytën sferën në rrjetë e çuan Miranda dhe Puado. D.L/abcnews.al