Ka nisur ditën e sotme në zonën e Reçit në Shkodër fushata e hedhjes së insektit që lufton “grerëzën e zezë” të gështenjave.
Pamjet janë ndarë nga kryeministri Edi Rama i cili thotë se kjo metodë e certifikuar nga BE siguron ruajtën dhe mirëmbajten pa pasur nevojën e kimikateve për cilësinë e gështenjave.
“Nisi sot në zonën e Reçit Shkodër, fushata e hedhjes së insektit që lufton “grerëzën e zezë” të gështenjave
Kjo metodë e çertifikuar nga BE siguron ruajtjen dhe mirëmbajtjen pa pasur nevojën e përdorimit të kimikateve duke garantuar cilësinë e këtij produkti shumë të kërkuar në tregun vendas dhe ndërkombëtar”, shkruan Rama. /mv.abcnews.al