Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Sherr mes disa të dënuarve në burgun e Reçit, ndërhyjnë gardianët

schedule11:11 - 19 Nëntor, 2026

schedule 11:11 - 19 Nëntor, 2026

Një konflikt mes disa të dënuarve është regjistruar IEVP Reç.

Menjëherë kanë ndërhyrë gardianët e burgut duke i ndarë ndërsa nga goditjet kanë marrë vetëm lëndime të lehta.

Dy të dënuarit që u rrahën në burgun e Reçit janë shtetasi Altedi Jolldashi, i dënuar për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë dhe shtetasi Sebastian Ogiç, i dënuar për vjedhje me armë dhe dhunë në bashkëpunim me disa persona të tjerë.



Ogiçi dhe bashkëpunëtorët e tij janë kamufluar si efektivë të antidrogës, duke e kërcënuar me pistoletë një 32-vjeçar me fjalët “Jemi antidroga, dorëzo çantën”, ngjarje e ndodhur në vitin 2022 në Tiranë.

Ndërsa Jolldashi në vitin 2024 u përfshi në një shkëmbim me armë zjarri në Pogradec ndërsa mbeti edhe vetë i plagosur, ngjarje për të cilën është dënuar me 6 vite.

Më herët në 2020 ishte arrestuar për transportim klandenstinësh.

Një grup i posaçëm hetimor është ngritur lidhur me rrahjen mes tyre të ndodhur në burgun e Reçit për ta zbardhur të plotë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!