Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama u ankua për të ardhurat e pakta, Braçe: Drejtor, nuk ka para nga korrupsioni!

schedule16:16 - 5 Qershor, 2021

schedule 16:16 - 5 Qershor, 2021

Liga Profesioniste e Futbollit njoftoi para pak ditësh shitjen e së drejtës së emrit të Kategorisë Superiore për 540 milionë lekë të vjetra kompanisë Abissnet. Në lidhje me këtë foli drejtori i Partizanit, Olsi Rama foli për Panorama Sport, ku tha se kjo është diçka e mirë, por për momentin kaq para për klubin janë sa një pikë uji.

“Ne si klub kemi qenë në kontakt për procedurat e ndjekura dhe u lajmëruam për rezultatin e ankandit. Presidenti dha pëlqimin e tij përfundimtar. Mirë që u bë tani, detyra e ligës është që t’ia rrisë vlerën emrit të Superiores.

Sigurisht që, çdo person dhe çdo klub shpreson dhe uron që shuma të jetë më e madhe në të ardhmen. Për momentin, është një pikë ujë, por gjithsesi është një gjysmë hapi përpara”, u shpreh Rama. Siç pritej intervistën e Ramës e ka parë edhe Erion Braçe, zëvendës kryeministër dhe tifoz i Partizanit.

 

Braçe në një postim në Instagram shprehet se është më mirë të vijë një pikë uji e pastër se më shumë para nga korrupsioni dhe konflikti i interesit, që sipas tij është prezent në futbollin tonë.

“Drejtori duhet të kuptojë se prej korrupsionit dhe konfliktit të interesit nuk ka para për futbollin. Pika e ujit zakonisht është e pastër, jo e pistë. Dhe se kur pranon korrupsionin dhe konfliktin e interesit si “hap përpara”” duhet të heshtësh për padrejtësitë që bien në kurrizin tënd. Kaq!”,- shkruan Braçe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!