Moti – E martë, 23 tetor 2018

schedule18:20 - 23 Tetor, 2018

schedule 18:20 - 23 Tetor, 2018

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës është dominuar kryesisht nga moti i vranët duke rrezikuar shira të dobët në të gjithë vendin.

Më të dukshme shirat në ekstremet veri – jug. Në lartësine mbi 1700 metra janë shfaqur reshje të pakta dëbore. Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit mbeten në vlera konstante të mëngjes dhe mesditë duke varjuar nga 4 deri 21 apo 22 gradë C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri 2 – 3 ballë.

Prezantoi: Fioralba Dizdari

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!