Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Ngriu” linja telefonike, foshnja 28-muajshe në Francë vdes pa mundur të marr shërbimin e urgjencës

schedule22:23 - 3 Qershor, 2021

schedule 22:23 - 3 Qershor, 2021

Një foshnjë 28-muajshe vdiq në shtëpinë e tij në Francën, pa mundur që të marrë ndihmën e mjekëve të urgjencës.

Nëna e foshnjës u përpoq që të lidhej me urgjencën përgjatë të gjithë mëngjesit, pas shfaqjes së problemeve me fëmijën e saj, por nuk pati sukses. Ajo pas një ore përpjekje arriti që të lidhej me urgjencën në orën 08:21 të mëngjesit. Mjekët arritën por për fëmijën ishte tepër vonë.

Fëmija  u shpall i vdekur në orën 9:25, në shtëpinë e tij pas shfaqjes së problemeve me zemrën.



Ndërkohë bëhet e ditur se ishte një defekt në rrjetin telefonik në Francë, gjë që bëri të pamundur lidhjen e thirrjeve me urgjencën kombëtare.

Ministri i Brendshëm Geral Darmanen, reagoi për këtë incident duke e cilësuar si një keqmenaxhim të papranueshëm. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!