Grabitën banesën e 63-vjeçarit në Përmet, arrestohet një grua dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori

schedule09:48 - 3 Qershor, 2021

schedule 09:48 - 3 Qershor, 2021

Një 36-vjeçare banuese në Përmet, ka rënë në prangat e policisë pasi ka grabitur një banesë.

36-vjeçarja O.SH., në bashkëpunim me 28-vjeçarin P.P., kanë hyrë në banesë e 63-vjeçarit K.P., dhe kanë grabitur shumën 75,000 euro.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin, i cili sipas policisë rezulton me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 27, 000 euro. Sakaq materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme

Përmet/Informacion

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në Përmet, ku një 63-vjeçari i vodhën një shumë parash në banesën e tij.

Kapet dhe ndalohet një shtetase e dyshuar ai autore e ngjarjes, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj.

Policia e Përmetit, menjëherë pas marrjes së kallëzimit se shtetasit K. P., 63 vjeç, banues në Përmet, i kishin vjedhur shumën 75 000 euro, në banesën e tij në Përmet, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetases O. Sh., 36 vjeçe, banuese në Përmet dhe shpalljen në kërkim të shtetasit P. P., 28 vjeç, banues në Përmet (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes me dhunë”).

Shtetasja O. Sh., dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin P. P., ka vjedhur shumën prej 75 000 euro në banesën e shtetasit K. P.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 27 000 euro.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!