Vllaznia për femra ka fituar Kupën e Shqipërisë ditën e sotme. Vajzat shkodrane nuk zbritën fare në fushë, kjo pasi ekipi kundërshtar nuk u paraqit. I turpshëm veprimi i Apolonisë, që vendosi të mos udhëtonte fare drejt “Air Albania”, aty ku ishte programuar të luhej finalja (18:00).
Pasi u prit të vinte ekipi mik për aq kohë sa e parashikon rregullorja, gjyqtarët vërshëllyen dhe Vllaznia fitoi ndeshjen në tavolinë. Një rast i rrallë, teksa festa me trofeun nuk pati shijen e zakonshme. Kjo ishte hera e tetë që Kupa e Shqipërisë në futboll për femra zbarkon në Shkodër.
“Vllaznia femra ka fituar Kupën e 8-të të Shqipërisë. Pasditen e sotme ishte planifikuar të luhej finalja në “Air Albania” por Apolonia nuk është paraqitur në ndeshje dhe ekipi ynë sipas rregullores e ka fituar ndeshjen në tavolinë. Urime vajzat kuqeblu!“, lexohet në postimin zyrtar të Vllaznisë. /abcnews.al