Arlene Golonka, e njohur për portretizimin e Millie Swanson në serialin 1968-1971 “Mayberry RFD”, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.
Lajmin e hidhur e dha mbesa e saj, Stephanie Morton, e cila tha se kishte vuajtur nga sëmundja Alzheimer dhe se ndërroi jetë në West Hollywood.
Sipas Variety, aktorja studioi teatër derisa u zhvendos në Neë York në moshën 19-vjeçare, ku do të vazhdonte me role në shfaqje përfshirë: The Night Circus”, “Come Blow Your Horn”, “One Flew Over the Cuckoo’s Nest”.
Ajo së pari luajti rolin e saj Millie Hutchins, të dashurës së Sam Jones (Ken Berry), në dy episode të “The Andy Griffith Show” në 1967.
Edhe role të tjera në filma si: “Airport 77”, “The Busy Body”, “The In-Laës”, “Love at First Bite” dhe “Hang ‘Em High”.