Ashtu siç ishte paralajmëruar, Emerson Royal është kthyer te Barcelona, pas dy vitesh te suksesshëm te Real Betis në Andaluzi. Barcelona ka vendosur të vërë në zbatim klauzolën e riblerjes dhe paguan direkt 9 milion euro në arkat e klubit spanjoll.
? Hello, @emerson_royal22!
?❤️ #EmersonCuler— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 2, 2021
Ndërkohë, këta të fundit arrijnë të mbajnë edhe 20% të kartonit në rast shitjeje nga Barcelona. Braziliani aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe ka treguar cilësi të mëdha, duke fituar interesin e klubeve si Interi dhe PSG.
Ndërkohë, në parim pretendohet se Barcelona do e mbajë Emerson, për të nxjerrë në shitje Sergi Roberton, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit të ardhshëm dhe rinovimi nuk është prioritet nga klubi për shkak të pagës së lartë. Emerson do jetë alternativë për Sergino Dest. /abcnews.al