Përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ndodhen në Kosovë, në ditën e dytë të vizitës.
Lajçak ka publikuar në rrjetin social “Twitter” foto të takimit me Palmer, ndërsa thekson se tashmë ka nisur dita e dytë e aktiviteteve në terren.
“Filloi dita e dytë. Një mëngjes i dobishëm pune me bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë, së bashku me mikun tim të mirë, Matt Palmer, i cili më bashkohet për këtë vizitë. Si gjithmonë, një pasqyrë shumë e mirë për aktivitetet në terren”, shkruan Lajçak.
/abcnews.al/