Memelli: Komplimente Vllaznisë, Skënderbeu im plot shpirt dhe aspak inferior

schedule21:10 - 31 Maj, 2021

schedule 21:10 - 31 Maj, 2021

Skënderbeu zhvilloi një ndeshje të mirë, por Kupën e Shqipërisë e fitoi Vllaznia pas suksesit 1-0. Trajneri i ekipit korçar, Migen Memelli foli pas finales së sotme për Supersport, duke uruar kundërshtarin dhe djemtë e tij.

Më takon të komplimentoj Vllazninë, ka bërë një super sezon. Ne erdhëm në këtë ndeshje si të barabartë. Ne gabuam në tranzicion dhe pësuam golin. Gjithçka tjetër ishte e barabartë. Kam lojtarë me shpirt të madh, dhe ata e kanë fituar trofeun e tyre.

Vuajtjet e tyre i kthyen në forcë, kjo e sotmja ishte mbyllja më e mirë që mund t’i bënin vetes, klubit dhe tifozerisë. Baza e lojtarëve është, por do të bëjmë më të mirën për të krijuar një skuadër kompakte, që të jemi të denjë të renditemi në 5 vendet e para.

Do të fillojmë ndërtimin e skuadrës gradualisht këto ditë. I thashë lojtarëve: kjo është një ndeshje ku nuk duhet të ndiheni inferiorë. Ata e bënë, kemi qenë të barabartë me të gjithë. Vetëm Teuta na ka mposhtur në dy fazat e fundit, dhe u shpallën kampionë.

Rrallë trajnerë punojnë në ambiente të qeta. Postet e trajnerëve janë vullkanike në klubet shqiptare. Qetësia dhe besimi i klubit kanë qenë shkaqe kryesorë që të bëj mirë punën time“, deklaroi trajneri i skuadrës korçare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!