Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shifra më e ulët gjatë këtij viti, konfirmohen vetëm 5 raste me COVID-19 në Kosovë

schedule15:14 - 31 Maj, 2021

schedule 15:14 - 31 Maj, 2021

Kosova ka regjistruar vetëm 5 raste të reja të infektimit me Covid-19. Sipas autoriteteve shëndetësore po ashtu gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë duke ruajtur kështu trendit e përmirësimit të situatës me pandeminë.

Numri total i rasteve pozitive është 107.410 raste nga 611.357 persona të dyshuar për SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 184 pacientë ndërsa  numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.966 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.201.



Rastet pozitive janë nga komunat: Fushë-Kosovë, Gjilan, Mitrovicë, Obiliq dhe Prishtinë, secila me nga një rast. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!