Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë nga institucionet për Gjirokastrën lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.
Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso kërkoi në Kolegj që të merren në konsideratë 16 prova të cilat nuk i mori Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, por kërkesa u rrëzua.
Më parë KAS rrëzoi kërkesën e PD për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në këtë qark. /abcnews.al/