“Festova për Interin”, Manaj: Më duan në Serie A dhe La Liga, mund të kthehem në Itali

schedule22:39 - 30 Maj, 2021

schedule 22:39 - 30 Maj, 2021

Rey Manaj ishte një nga lojtarët shqiptarë që shkëlqyen më së shumti në këtë sezon. Sulmuesi i Barcelona ishte autor i 16 golave me Barcelona B dhe kombëtaren këtë sezon, duke treguar cilësitë e tij të mëdha, por edhe ngjallur interes nga klube të mëdha.

Së fundmi 24-vjeçari ka folur për mediet italiane dhe tregon rreth eksperiencës, tifozllëkut dhe të ardhmes së tij, që sezonin e ri, siç e tregon vetë ai, do të jetë mes Serie A dhe La Liga.

“Kur isha te Interi, prindërit e mi më thoshin që të isha i përulur, por unë nuk e kuptoja përse ishte e rëndësishme. Më thoshin që të mos bëja disa gjëra, por unë gaboja. Te Barcelona kam rilindur. Messi? Një lider i jashtëzakonshëm.

 

Kam qenë në kontakte me Perisic shpesh, edhe kur unë stërvitesha me ekipin e parë te Barcelona e ai takohej në kombëtare me Rakitic. Unë kam qenë gjithmonë interist, kam festuar për titullin kampion. Kam ardhur në Itali në vitin 2001 dhe e gjithë familja kemi qenë gjithmonë interistë.

Jam rritur në Codogno duke bërë tifo për zikaltërit. E ardhmja? Kam oferta nga La Liga dhe nga Italia, edhe pse nuk do ju them se nga kush. Jam i pavendosur, por po, mund të kthehem në Serie A”, tha Manaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!