Kandidati për kryetar të PD-së Agron Shehaj, ka zhvilluar ditën e sotme takim me qytetarët në Delvinë.
Në këtë takim, Shehaj u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha nuk ia doli që me votë të rrëzonte kryeministrin Edi Rama.
“Lulzim Basha premtoi që do ta rrëzonte Edi Ramën, në fillim me protesta e më pas me bojkote, por me votë nuk ia doli. Vetëm me votë mund të rrëzohet, vetëm duke punuar me PD-në, duke e përmirësuar Partinë Demokratike. Sepse PD është alternativa e vetme në Shqipëri”, është shprehur Shehaj.
Ai më tej theksoi se Partia Demokratike është alternativa e vetme në Shqipëri, dhe se kryeministri Rama mund të rrëzohet me votë.
/abcnews.al/