Milani ka një plan të qartë për Brahim Diaz, ndërsa Jerome Boateng mund të transferohet në Serie A. Lojtari spanjoll është i huazuar te kuqezinjtë, por kartonin e tij e zotëron Real Madrid. Raportet mes dy klubeve janë të shkëlqyera dhe Paolo Maldini po tenton ta shfrytëzojë një gjë të tillë.
GDS shkruan se “Djalli” dëshiron ta mbajë edhe një vit në huazim Brahim Diaz, për ta blerë përfundimisht në verën e vitit 2022 për një shumë rreth 25 milion euro. 21-vjeçari ofensiv mbylli sezonin me 7 gola dhe 4 asiste, dhe cilësitë e tij pëlqehen shumë nga tekniku Stefano Pioli.
Ndërkohë, Jerome Boateng pritet ta shohim në Serie A. Mbrojtësi gjerman mbylli aventurën me Bayern Munchen dhe ka dalë lojtar i lirë. Il Messaggero thekson se 32-vjeçari është një nga dëshirat e Jose Mourinhos për të përforcuar repartin e mbrojtjes së Romës.
Klubi kryeqytetas i ofron një kontratë 2-vjeçare, “Special One” e ka kontaktuar personalisht futbollistin, por ky i fundit është shprehur se i duhet kohë të mendohet. Për shërbimet e lojtarit gjerman interesohet edhe Lazio, kështu që “derbi” për Boateng sapo ka nisur. /abcnews.al