Tirana e sezonit të ri nis nga Taulant Seferi. Klubi bardheblu ka gjetur marrëveshjen me Young Boys dhe ka nënshkruar me sulmuesin edhe për tre sezone. Kryeqytetasit kanë dalë me njoftim zyrtar për këtë lëvizje të parë të merkatos.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e parë të sezonit 2021/2022. Lojtari Taulant Seferi i huazuar në 6 mujorin e fundit të sezonit që lamë pas nga skuadra zvicerane Young Boys tashmë do të jetë përfundimisht pjesë e jona edhe për 3 sezonet e ardhshme.
Pas negociatave intensive me klubin YB, palët kanë arritur dakordësinë për të transferuar kartonin e lojtarit. 25-vjeçari do të mbajë veshur fanellën bardheblu duke përforcuar skuadrën në repartin e sulmit. I urojmë suksese në këtë rrugëtim”. /abcnews.al
Taulant Seferi wechselt fix zum albanischen Tabellenfünften KF Tirana. Der 24-Jährige hatte bereits im letzten Halbjahr bei Tirana gespielt und in 22 Spielen in der «Kategoria Superiore» fünf Tore erzielt.
Alles Gute, Tauli!https://t.co/kXqgmsHfex #BSCYB pic.twitter.com/vH6L4CzYFc
— BSC YOUNG BOYS (@BSC_YB) May 28, 2021