Në makinë kishte shqiptarin e vrarë me thikë, 31-vjeçari në Londër: S’e di ç’ndodhi, jam i pafajshëm

schedule15:49 - 27 Maj, 2021

schedule 15:49 - 27 Maj, 2021

Në Britaninë e Madhe vijon gjyqi për rastin e vrasjes së dy të rinjve shqiptarë dhjetorin e 2019. Bëhet fjalë për rastin e Arbër Feskos dhe Shkëlqim Pajës të cilët u gjetën të vrarë në veri të Londrës rreth 8 km larg njëri-tjetrit.

Burri që u gjet në sediljen e pasagjerit të makinës ku ndodhej një nga viktimat raportohet të jetë shprehur se është i pafajshëm, shkruan abcnews.al

31-vjeçari Kaziku Tuwizana akuzohet për vrasjen e Pajës dhe Feskos, por ai është shprehur se nuk ka lidhje me krimin. Ai është duke u gjykuar për rastin bashkë me Besnik Berishën dhe Bobby Rogers.

Në seancën e 26 majit, jurisë iu tha se çfarë deklaroi Tuwizana kur u pyet nga policia pas arrestimit. Ai është shprehur se ndodhej në makinë me dy “kushërinj” të tij në momentin që panë se po ndodhte një zënkë në rrugë.

“Pashë një incident. Dola nga makina dhe ndërsa afrohesha, më qëlluan. Ishin dy tipa…unë u përpoqa të ndaloja zënkën, por përfundova duke marrë një plagë thike në krah.”

Pastaj, ai tha se e goditën në kokë dhe ra në tokë pa ndjenja. Kur u zgjua, e gjeti veten në sediljen e pasagjerit, gjysmë milje nga vendi ku ndodhi sherri.

Një hetues e pyeti: “Pse ndodhej një trup i qëlluar me thikë në pjesën e pasme të makinës?

-“Nuk e di, nuk ia kam idenë.”

-Pse u përpoq që të ndalojë disa të huaj që po ziheshin me thika?

“Pse jo? Pse jo?

Çfarë ndodhi me kushërinjtë e tu?

“Ikën të takonin disa vajza besoj. Shiko, unë nuk kam vrarë asnjeri,” tha Tuwizana.

Kujtojmë se në dhjetor të 2019 u gjet i pajetë trupi i Feskos, në bagazhin e një makine tip “Benz”  në Scratchwood Park. Pak orë më vonë, u gjet trupi i shqiptarit tjetër, 31-vjeçarit Paja, me origjinë nga Kosova. Ky i fundit u gjet në Hertfordshire, më 20 dhjetor, i vrarë dhe ai me një thikë në gjoks. sb/abcnews.al/