Tetë persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi me armë në San Jose, California. Në vendin e ngjarjes ka mbetur i vdekur edhe autori i ngjarjes që në fund qëlloi edhe veten.
Personi që hapi zjarr u identifikua si Samuel Cassidy, punonjës i Autoritetit të Transportit në Santa Clara Valley.
Disa prej viktimave si dhe personi që hapi zjarr thuhet se ishin punonjës të Santa Clara Valley Transportation Authority. Ngjarja ndodhi rreth orës 6.30 me kohën lokale, një qendër kontrolli tranziti që ruante trena, pikërisht në vendin pranë departamentit të sherifit.
Pas ngjarjes, një skuadër anti-bombë u vendos në ndërtesën e VTA pasi pati raportime për pajisje të mundshme shpërthyese brenda. Arsyet që çuan autorin të hapte zjarr nuk dihen ende. sb/abcnews.al/