Jurgen Klinsmann shpreson të marrë drejtimin e Tottenham. Ish-sulmuesi i njohur gjerman ka veshur fanellën e Spurs në sezonin 1994-1995 (21 gola). Tani dëshiron të rikthehet në Londër, por si trajner.
Spurs po kërkojnë prej kohësh pë trajner të ri dhe Klinsmann ka hedhur kandidaturën e tij. Në një prononcim për Sky Sport, 56-vjeçari gjerman shprehet: “E njoh mirë Daniel Levy (presidenti).
Te Tottenham kam kaluar një nga periudhat më të bukura të karrierës. Presidenti e ka numrin tim, mund të më telefonojë kur të dojë“, deklaroi Klinsmann, i cili është pa ekip për momentin. /abcnews.al