Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Premier League, “Mbretëresha” e merkatos/ Klubet anglezë kanë shpenzuar deri tani 2.5 miliardë euro

schedule11:26 - 18 Gusht, 2026

schedule 11:26 - 18 Gusht, 2026

Premier League vijon të jetë “mbretëresha e merkatos” në futbollin botëror, një fron që e mban prej më shumë se një dekadë. Megjithëse mbeten edhe disa javë deri në fund të dritares së verës në tregun e transferimeve, klubet anglezë kanë shpenzuar deri tani afërsisht 2.5 miliardë euro. Kjo shifër lidhet me vlerat e larta që Premier League paguan për blerjen e lojtarëve.

Chelsea mban rekordin për blerjen më të shtrenjtë, pasi pagoi 138 milion euro për të marrë shërbimet e Morgan Rogers nga Aston Villa. Në vendin e dytë për renditet Elliot Anderson, mesfushori i kombëtares së Anglisë, që kaloi nga Nottingham Forest te Manchester City për 135 milionë euro. Blerja më e shtrenjtë e Premier League në këtë merkato vere i takon Tottenham, që shpenzoi 108 milion euro për të marrë shërbimet e Sandro Tonali nga Newcastle.

Klubet anglezë lenë pas me diferencë të madhe ata të ligave të tjera të mëdha të Europës. Serie A mban vendin e dytë deri në këtë moment të tregut të transferimeve me 912 milionë euro të shpenzuara nga klubet italianë.



Blerjen më të shtrenjtë e ka bërë Milan, që pagoi 74 milion euro për Gonçalo Ramos, sulmuesi portugez që u transferua nga Paris SG. La Liga spanjolle renditet e treta në këtë listë, pasi klubet e saj kanë nxjerrë nga arka pak më shumë se 602 milionë euro për të forcuar skuadrat e tyre.

Transferimi më i shtrenjtë në këtë session i takon Real Madrid, që pagoi 125 milion euro për të blerë talentin Yan Diomande nga Leipzig. Në vendin e katërt renditet Bundesliga gjermane me 590 milion euro të shpenzuara në tregun e transferimeve. Si gjithmonë Bayern Munich është klubi që investon më shumë në merkato, ndërsa në këtë merkato blerja më e shtrenjtë e bavarezëve është ajo e Ismael Saibari. Marokeni u largua nga PSV Eindhoven për 50 milion euro.

Pesëshja e parë në këtë klasifikim plotësohet me League 1 franceze, klubet e së cilës kanë investuar pak më shumë se 480 milion euro deri tani në merkaton e verës. Sigurisht, që Paris SG ka shpenzuar më shumë, ndërsa blerja më e shtrenjtë e kampionëve të Europës është ajo e Maghnes Akliouche nga Monaco për 50 milion euro. Deri në ditën e fundit të merkatos së verës pritet të ketë transferime të bujshme dhe të shtrenjtë, por e sigurt është që asnjë ligë nuk mund t;ia rrëmbejë fronin Premier League./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!