Manchester City ka hedhur sytë nga Serie A për përforcime. Një ndër emrat që pëlqehen shumë nga kampionët e Anglisë është Robin Gosens. Anësori i majtë është shpirti dhe forca e Atalantës.
Trajneri Gasperini nuk bën dot pa shërbimet e lojtarit të kombëtares gjermane, i cili numëron 12 gola dhe 8 asiste këtë sezon. Për të ka interesim edhe nga Interi, Juventusi, Milani dhe Barcelona.
Sport.es shkruan që në “pole position” qëndron Manchester City, që do i ofrojë Atalantës 35 milion paund për kartonin e “xholit” 26-vjeçar. /abcnews.al