Gjysma e të rriturve në Shtetet e Bashkuara janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19, sipas të dhënave të botuara nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Më shumë se 164 milion njerëz -49.5% e popullsisë së përgjithshme amerikane kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine anti-Covid dhe më shumë se 131 milion njerëz – 39.5% të popullsisë së përgjithshme të SHBA-së janë vaksinuar plotësisht.
Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit janë administruar 287,788,872 doza, rreth 80% e 359,004,955 e dozave totale. Kjo është hera e parë në rreth tre javë që më pak se 1 milion doza të reja janë administruar në një ditë./abcnews.al