A ra Izraeli në kurthin e Hamasit në Gaza?

schedule14:33 - 25 Maj, 2021

schedule 14:33 - 25 Maj, 2021

Nga Seth J. Frantzman, The Jerusalem Post

Hezbollah dhe Irani u fuqizuan dhe Hamasi ishte më popullor se kurrë dhe madje nuk u dënua as për hedhjen e 4.000 raketave ndaj civilëve izraelitë. Një muaj para luftës në Gaza, gjërat po shkonin mirë për Izraelin. Marrëveshjet e Abrahamit po vazhdonin të qëndronin të forta dhe një fushatë vaksinimi e suksesshme shkaktoi zili për vendin gjatë pandemisë.

Marrëveshjet e paqes duket se paralajmëronin një epokë të re në Lindjen e Mesme dhe gjithçka që kërkohej ishte për  frenimi i Iranit dhe përfaqësuesve  në përpjekjet për të destabilizuar rajonin.

Një administratë e re amerikane ishte e etur për të rritur rolin e SHBA-së në të gjithë botën dhe për të mbështetur të drejtat e njeriut. Kjo mund të nënkuptojë jo më politika kaotike, si ato të tërheqjes së Sirisë në 2018-2019, raporton abcnews.al

Në 22 maj, pas luftës së fundit në Gaza, myftiu i Autoritetit Palestinez u përjashtua nga al-Aqsa pasi nuk mbështeste Hamasin. Hamasi po përjetonte një valë të mbështetjes popullore, duke pretenduar se  kishte mundur Izraelin.

Protestat në shumë vende kishin shënjestruar hebrenjtë dhe artikujt që kritikonin Izraelin po publikoheshin në gazeta në të gjithë botën. Kina drejtonte përpjekjet në Kombet e Bashkuara duke kritikuar Izraelin; dhe në SHBA, disa anëtarë të ekstremit të majtë të Partisë Demokratike po e cilësonin se Izraeli po kryente “aparteid” dhe po bënin presion për të ndaluar shitjet e armëve.

Mbështetja e Izraelit ishte në rënie midis mbështetësve kryesorë, siç janë Ungjillorët Amerikanë. Hamasi ishte papritmas më i popullarizuar se kurrë dhe nuk po dënohej për hedhjen e 4.000 raketave ndaj civilëve izraelitë, nga të cilat rreth 60 ranë në qytete dhe qyteza izraelite.

Tani flitet për një ndryshim në mënyrën se si vendet do t’i qasen Hamasit dhe ai ka marrë më shumë legjitimitet në javët e fundit se sa në dekadat e mëparshme. Hezbollah dhe Iran u fuqizuan dhe nuk u penguan. Diplomati i lartë i Pakistanit po shprehte antisemitizmin në CNN dhe Turqia, së bashku me Iranin, po drejtonte përpjekjen për të sanksionuar dhe izoluar Izraelin.

Në Bregun Perëndimor, palestinezët po festonin fitoren e Hamasit. Grupe si Human Rights Watch dhe grupe të tjera anti-Izraelit po flisnin për Izraelin për “aparteid” dhe po argumentonin për një zgjidhje me një shtet. Aktivistët anti-Izraelit e kuptuan që rryma ishte kthyer: Izraeli mund të eliminohej si një “shtet kolonial “. Irani ra dakord, raporton abcnews.al

Si u arrit deri këtu?

Izraeli ka mbajtur kryesisht të izoluar Hamasin në Gaza që nga lufta e vitit 2014. E privuar nga shumë furnizime nga Egjipti, ai kishte pak miq. Ishte përpjekur të zgjeronte atë mbështetje të zvogëluar jashtë vendit në 2019-ën dhe 2020-ën përmes vizitave në Turqi, Malajzi, Katar dhe Iran.

Sidoqoftë, marrëdhëniet e reja të Izraelit në vendet e Gjirit duket se tregojnë se ai tashmë ishte pranuar në rajon, dhe një aleancë e re me Greqinë dhe Qipron mund të premtonte marrëveshje të reja energjie. Turqia, e shqetësuar për presidencën e ardhshme të Joe Biden, po fliste për pajtim në të gjithë rajonin pasi u fuqizua nga administrata Trump. SHBA ishte kthyer “përsëri”, premtoi Biden. Kur administrata e Biden mori detyrën, vendi ishte pas një epoke të pashembullt pasigurie në SHBA, me COVID dhe ish presidentin amerikan i cili nuk pranonte fillimisht ekzistencën e virusit.

Lindja e Mesme nuk ishte një prioritet. Izraeli kishte bashkëpunim të ngushtë me Komandën Qendrore të SHBA-së dhe marrëdhënie të mira me SHBA lidhur me dëshirën për të mbrojtur interesat e saj. Ishte në gjendje të vepronte kundër rrënjosjes iraniane në Siri. Nuk kishte ndonjë shtytje të madhe për paqe. Nuk kishte as një ambasador të ri të SHBA në Jeruzalem. Por po fillonte një zhurmë e ngadaltë daulleje, raporton abcnews.al

Në përgatitje të administratës së ardhshme të Biden, grupi i të drejtave të njeriut B’Tselem publikoi një raport mbi aparteidin e kryer nga Izraeli. Deri më 27 Prill, Human Rights Watch do të ndiqte të njëjtin shembull.

Më 29 Prill, Autoriteti Palestinez shtyu zgjedhjet ne vend, pasi i frikësohej një fitoreje të mundshme të Hamasit. Izraeli kishte mbajtur zgjedhjet në 31 Mars dhe përçarjet në vend vazhdonin. Ishin zgjedhjet e katërta në dy vite. Kryeministri Benjamin Netanyahu bëri shumë pak për të formuar një koalicion të ri qeveritar.

Një rreze shprese ishte ngritja e Ra’am-it dhe kreut të tij Mansour Abbas. Ai dukej i gatshëm të bashkohej me një koalicion opozitar pasi u shkëput nga Lista e Përbashkët. Deri më 5 maj, Presidenti Reuven Rivlin kishte caktuar Yair Lapid për formimin e një qeverie pasi Netanyahu dështoi edhe një herë për të krijuar një koalicion.

Ndërkohë, tensionet po përshkallëzoheshin në Jeruzalem. Ramazani kishte filluar dhe me ‘të, përplasjet mes besimtarëve dhe policisë izraelite në Portën e Damaskut. Pas sulmeve ndaj hebrenjve ortodoksë, u bë një tubim nga mbështetës të krahut të djathtë në 22 Prill dhe disa u plagosën.

Një mosmarrëveshje në lagjen Sheikh Jarrah të Jeruzalemit lindor filloi të merrte një vëmendje ndërkombëtare dhe palestineze. Hamas u zotua të mbrojë Al-Aqsa-n. Në Ditën e Kudsit (Jeruzalem), 7 maj, Udhëheqësi Suprem iranian Ajatollah Khamenei tha se Izraeli ishte një shtet terrorist. Kreu i IRGC-së së Iranit, Husein Salami gjithashtu kritikoi shtetin hebre dhe parashikoi se ai mund të pësonte një humbje taktike ose të bllokohej në det.

Hamas dhe Hezbollah bënë deklarata të ngjashme. Hamas paralajmëroi Izraelin se do t’i përgjigjej përplasjeve të Jeruzalemit dhe në 10 maj, që të përkonte me marshimet e Ditës së Jeruzalemit të Izraelit, hodhi raketa në Jeruzalem.

Izraeli, me Lapid dhe Naftali Bennett që kërkonin të formonin një koalicion për të zëvendësuar Netanyahun, filloi sulmet ajrore në Gaza. Deri më 12 maj, Bennett kishte përfunduar diskutimet për një qeveri të re.

Trazirat nëpër Izrael, në qytetet arabe dhe të përziera krijuan një krizë. Policia Kufitare u dërgua me shpejtësi në Lod. Sulmet  filluan në të dy anët nga Bat Yam në Umm al-Fahm, Rahat, Jaffa dhe vende të tjera. Kishte pasur përplasje në Jaffa që nga 20 prilli.

Tani gjërat morën një kthesë për keq. Izraeli thirri pothuajse 10.000 rezervistë dhe dërgoi Golanin dhe ushtarët e Armatës së 7-të të blinduar në kufirin e Gazës. Lëvizjet për mbështetjen për Bregun Perëndimor ku sulmet me të shtëna dhe përplasjet u rritën në numër, ishin shumë të shpejta, raporton abcnews.al

Sulmet kishin filluar me qelizat terroriste palestineze që synonin kryqëzimin Tapuah në fillim të majit. Një sulm tjetër me të shtëna ndodhi në 7 maj, pranë një postimi në Salem në Bregun Perëndimor. Izraeli tha se sulmuesit po planifikonin një sulm dhe më të rëndë.

Kur Izraeli u hakmor në 10 maj, Hamasi vuri në veprim një plan për të përdorur mijëra raketa për të goditur Ashkelon, Ashdod dhe Tel Aviv, si dhe aeroportet izraelite dhe qendrat e populluara.

Përdori dronë dhe planifikonte të përdorte nëndetëse pa pilot. Dërgoi ekipet e raketave të drejtuara nga antitank (ATGM) në kufi për të goditur automjetet izraelite. Ky ishte një operacion i sofistikuar, i planifikuar, në të cilin deri në 140 raketa të Hamasit do të hidheshin menjëherë me breshëri.

Hamas e kishte përsosur këtë gjatë viteve duke hedhur raketa të ndryshme në det, duke u praktikuar për këtë skenar. Ai gjithashtu hodhi raketa të reja me rreze të gjatë me një rreze veprimi deri në 250 km: duke synuar Eilat dhe ndoshta Dimona gjithashtu. E dinte që një S-200 Sirian ishte qëlluar duke shkaktuar alarm pranë Dimona më 22 Prill.

Me mbështetjen iraniane, pati sulme edhe në veri. Më 13 maj, raketat u hodhën në det nga Libani dhe protestuesit vendosën rrethimin e kufirit të Izraelit me fqinjin e tij verior më 18 maj. Mund të ketë ardhur nga Iraku, raporton abcnews.al

Raketat e hedhura më 19 maj madje u hodhën pranë Kiryat Yam, afër Haifa. Ky ishte një incident i rëndë. Ai pasoi me rrëzimin e një droni të Hezbollahut më 27 Prill. Tani aktivistët e Hamas dhe Fatah po luftojnë për Al-Aqsa, siç treguan përplasjet më 23 maj, dhe Hamas thotë se lufta ka dëmtuar Marrëveshjet e Abrahamit.

Nuk është e qartë nëse Hamasi e dinte që planet e tij do të funksiononin apo shkalla deri në të cilën Irani e këshilloi Hamasin për këtë strategji. Nuk është gjithashtu e qartë nëse përfitimi për Hamasin dhe Iranin ishte thjesht një kthesë me fat e ngjarjeve për ta dhe se koha diktonte nevojën për të shkuar në luftë, por rezultatet nuk ishin të sigurta. E qartë, Hamasi nuk kishte shumë për të humbur.

Nga ana tjetër, Izraeli ka shumë për të humbur. Irani dhe Hezbollahu donin të testonin mbrojtjen e Izraelit. Izraeli u fut në një kurth në Gaza. Ishte një kurth pjesërisht i vetë Izraelit për shkak të mungesës së një qeverie të re dhe planifikimit strategjik nga zyra e Netanyahut pa kontrolle, si dhe diskutime më të gjera të kabinetit të sigurisë. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!