Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Katari dhuron 1.35 mln usd për rikonstruksionin e shkollës “Jeronim de Rada”

schedule14:10 - 18 Tetor, 2018

schedule 14:10 - 18 Tetor, 2018

1.35 milionë dollarë do të investohen për të rikonstruktuar shkollën nëntë vjeçare “Jeronim de Rada” në Tiranë. Financimi vjen nga Ambasada e Katarit, ndërsa kryetari i bashkisë Erion Veliaj e cilësoi tepër të nevojshme ndërhyrjen në këtë shkollë.

1100 nxënësit e shkollës nëntë vjeçare “Jeronim de Rada” në Tiranë shumë shpejt do të mësojnë në kushte më të mira. Shkolla e tyre do të rikonstruktohet plotësisht. Ambasada e Katarit i ka dhuruar Bashkisë së Tiranës 1.35 milionë dollarë për të realizuar këtë ndërhyrje.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës: “Kemi vite që ndjejmë nevojën për ndërhyrje në atë shkollë: do të shtojmë një palestër të re, do të bëjmë të gjitha punimet e brendshme dhe të jashtme, do të rregullojmë të gjitha terrenet sportive, për ta kthyer në një shkollë me një turn mësimi, me sistem të ri të ngrohjes dhe ftohjes, me kushte ideale për arsimimin e fëmijëve.

Ali Bin Hamad al –Marri, ambasador i Katarit në Tiranë: “Emiri i Shtetit të Katarit i kushton një vëmendje të veçantë rëndësisë së arsimit, si një faktor thelbësor në edukimin e një brezi të ndërgjegjshëm dhe të kulturuar, i cili ndërton një shoqëri të drejtë dhe kontribuon në arritjen e zhvillimit social dhe ekonomik, duke luajtur një rol efektiv në promovimin e stabilitetit, si dhe duke punuar për të garantuar një të ardhme të sigurt e të ndritshme. Granti që ne nënshkruajmë sot, vjen si mishërim i këtij vizioni të urtë, dhe si konfirmim i vullnetit të Shtetit të Katarit për të forcuar bashkëpunimin me Qeverinë e Shqipërisë dhe lidhjet e ngushta me popullin mik shqiptar.”

Projekti parashikon reabilitimin e mjediseve të brendshme të shkollës “Jeronim De Rada” ndërtimin e një godine të re për palestrën shtim të mjediseve të hapura sportive dhe krijimin e një zone rekreative për fëmijët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!