Zyrtare: Sturm Graz nuk e aktivizon klauzolën, Bekim Balaj lojtar i lirë

schedule09:27 - 24 Maj, 2021

schedule 09:27 - 24 Maj, 2021

Ylber Ramadani një ditë më parë njoftoi largimin nga Vejle BK, ndërkohë që nuk është i vetmi lojtar i kombëtares sonë që do të ndryshojë ekip këtë verë.

Bekim Balaj, pas dy sezonesh me Sturm Graz, është përshëndetur me austriakët, që nuk do ta aktivizojnë opsionin “+1” në kontratë.

Sulmuesi shkodran këtë sezon nuk pati shumë hapësira, pasi u aktivizua vetëm në 4 ndeshje si titullar dhe në 25 të tjera në kampionat u fit si zëvendësues.

Balaj shënoi 3 gola gjatë këtij kampionatin, gjysmën në krahasim me sezonin e parë me fanellën e Sturm. Tashmë pritet të shihet se ku do ta vijojë karrierën sulmuesi i kombëtares. /abcnews.al

 

Postimi i Bekim Balajt