Ukraina regjistron numrin më të ulët të rasteve me Covid-19 që nga gushti i 2020

schedule08:25 - 24 Maj, 2021

schedule 08:25 - 24 Maj, 2021

Ukraina ka raportuar numrin më të ulët të rasteve ditore duke shënuar 1,334 të infektuar, niveli më i ulët që nga gushti i vitit 2020. Ukraina, e cila ka një popullsi prej 41 milion banorësh, ka qenë ndër vendet më të prekura europiane deri më tani, me rreth 2.2 milion raste me Covid-19 dhe 49,436 viktima.

Parlamenti javën e kaluar shkarkoi ministrin e shëndetësisë Maksym Stepanov, pas akuzave se ka dështuar në furnizimin me doza adekuate të vaksinave për të luftuar pandeminë. Ukraina ka marrë rreth 2.4 milion doza të vaksinave deri më tani, por vetëm rreth 1 milion njerëz kanë marrë dozën e parë, sipas të dhënave të qeverisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!