Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryesia e PD nga 9 kandidatura, vendos që në garën për kryetar të jenë 4 kandidatë

schedule19:16 - 23 Maj, 2021

schedule 19:16 - 23 Maj, 2021

Kryesia e Partisë Demokratike nga 9 emra në listën e garës për kreun e PD-së ka votuar vetëm katër prej tyre.

Burime për abcneës.al bëjnë me dije se emrat e miratuar nga kryesia e PD-së për garën e 13 qershorit janë Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj.

Ndërkohë kandidaturën për kreun e PD e kishin shpallur dhe Ibsen Elezi, Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari.

Ndërkaq kujtojmë se pak para nisjes së mbledhjes së kryesisë, kryetari aktual njëkohësish kandidat për një tjetër mandat në krye të partisë Lulzim Basha është larguar, për të mos ngjallur konflikt interesi.

Zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike do të zhvillohen të dielën e 13 qershorit.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!