Atletico Madrid arriti dje të fitojë La Ligan në Spanjë pas 90 minutash plot ethe ndaj Real Valladolid, ku u luajt deri në minutën e fundit dhe kishte shumë emocione.
Fundi dramatik ia shtoi shijen e triumfit Los Colchoneros, të cilët pas ndeshjes vendosën të dalin në rrugë dhe festuan titullin kampion me tifozët, që këndonin për ta gjithë kohës jashtë stadiumit.
Saúl fighting with the police to let go an Atleti fan being hassled by them.
When I tell you they're not just champions of the league, they are champions of life, I mean it.
Eres enorme, @saulniguez. Uno di noi❤️
https://t.co/mmDfhsfXa7— AU (@feelAtleti) May 22, 2021
Gjatë festës kishte edhe incidente e tifozë që e tepruan për të pranë më nga afër apo për të takuar idhujt e tyre dhe u desh edhe ndërhyrja e policisë. Në një nga këto momente u përfshi edhe ylli i Atleticos, Saul Niguez.
Ai shpëtoi një djalë të ri nga duart e policisë. Mesfushori pa forcat speciale që largonin të riun me dhunë dhe vrapoi drejt tij për ta lëshuar nga duart e dy efektivëve. Ky gjest i spanjollit ka bërë bujë në mediet sociale. /abcnews.al