Veliaj njofton rifillimin e mbjelljes së pemëve: Më mirë se të dëgjojmë “Babale”

schedule20:35 - 17 Tetor, 2018

schedule 20:35 - 17 Tetor, 2018

Bilancin e tre viteve si Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  e ka bërë edhe në njësinë numër 4 ku edhe ka treguar projektet për vitet në vazhdim. Kryebashkiaku Veliaj ka njoftuar edhe rifillimin e mbjelljes së pemëve pasi siç u shpreh ai, është shumë më mirë të dëgjosh për pemë se sa për “Babale”.

Çka bëri e do të bëjë në Tiranë ka vendosur tua thotë të gjthë banorëve të kryeqytetit. Kryetari i Bashkisë  Erion Veliaj është ndalur në njësinë nr 4 për t’i njohur se projektet e reja në ndërtimin e rrugëve, kanalizimeve, trotuarëve, shtimin e hapësirave të gjelbra. Tek kjo e fundit u ndal për të dhënë lajmin se do të rifillojë aksioni për mbjelljen e pemëve.

“ Për një muaj fillon prapë fushata e mbljelljeve të pemëve. Më mirë t’i çmendim njerëzit me mbjell pemë sesa “Babale”, se Babalet as nuk ofrojnë oksigjen, as nuk ofrojnë një vakt”

Një tjetër projekt i bashkisë është gjelbërimi i pallatave në bashkëpunim me vetë banorët.

“Në secilin pallat sikur banorët me një shumë modeste ne ju japim një listë të pemëve sa hije bëjnë,pallatet që rrethohen me pemë kanë nevojë më pak ëpr kondicioner janë më të rezistueshëm, kur vjen puna te përmbytjet, freskon  pallatin. Të gjithë që thonë na mbytën pemët e korsitë e biçikletave, u them të tilla halle paçim. Ne na mbytën budallenjtë e s’po themi gjë.

Tiranës i shtohen banorët tha kryebashkiaku Veliaj. Prandaj dhe është vendosur që edhe 1000 familje të pastreha të kenë mundësi që të përfitojnë kredi të buta për blerjen e një banese edhe në vitin 2019.

“ Minikreditë tona do i përsërim për t’i dhënë shansin edhe 1 mijë familjeve të reja të instalohen në Tiranë dhe të kenë mundëisinë të rrisin fëmijët në kryqytetin tonë”.

Viti 2019 është edhe viti i garës për Erion Veliajn si kryebashkiak i Tiranës për një mandate të dytë. Prandaj u kujton banorëve se cili është gëzimi më i madh në tre vitet e fundit të jetës së tij.

“Dua t’ju falenderoj të gjithëve se nuk ka pasur kënaqësi më të madhe në këto tre vite sesa t’ju shërbej juve”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!