Në mbledhjen e radhës së Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri Edi Rama u ndal gjatë te buxheti i vitit të ardhshem. Kreu i ekzekutivit tha se ky buxhet është i pari i cili hartohet më një koefiçient të kënaqshme lirie, pas shtrëngesave të forta të viteve më mëparshme. Sipas Ramës në buxhet parashikohet se do të mbështeten politikat sociale.
Ka një herë të parë edhe për buxhetet qeveritare. Shtrëngesat që e kanë karakterizuar në vitet e kaluara nuk janë më në Projekt Buxhetin e vitit 2019, tha kryeministri Edi Rama.
“Ky buxhet është i pari buxhet, të cilin e hartojmë më një koeficient të kënaqshme lirie, pas shtrëngesave të forta që kemi patur në fillim. Të ardhurat e parashikuar, do të mbështesin në radhë të parë disa politika sociale”.
E po për herë të parë do të hyjë ceku i bebes u shpreh kreu i qeverisë në këshillin kombëtar ekonomik, i transformuar nga një politikë simbolike, në një politikë, e cila bazohet tek solidariteti kuptimplotë.
“Janë 30 mijë familje do të përfitojnë për rreth 20 milionë dollarë. Pak a shumë ky është parashikimi për familjet. 8 fish për të parin, 16 fish i dyti dhe 24 për të tretin. Është shumë e qartë se në rastet e binjakëve do marrin si i dytë, ndërsa trinjakët llogariten si i tretë”.
Të gjithë atyre që e përqeshin për vendimet që merr në një prill, kryeministri u jep një lajm që s’ka lidhje me gënjeshtrën që karakterizon atë datë.
“Duke nisur nga 1 prilli, qëllon që është një ditë përallash, por për ne ka qëlluar një ditë ku kemi patur disa zhvillime pozitive për rritjen e pagave dhe kështu do të jetë sërish, për mjekët, mësuesit, dhe ushtarakët. Në sektorin e shëndetësisë do të kemi rritjen më të lartë”.
Në raportimin e të rejave të projekt buxhetit për vititn e ardhshëm kryeministri Edi Rama risolli në vëmendje detyrimet e prapambetura të qeverisë së mëparshme të cilat sot janë shlyer tha ai edhe pse me sakrificë të madhe. Në ndryshim nga buxheti i mëparshëm sot vëmendja e qeverisë është përqendruar në kujdesin social, investimet dhe në më shumë rritje ekonomike e punësim real. /abcnews.al