Probleme të mëdha për meshkujt në Perëndim, zbulimi i fundit i vë në “siklet” me gratë

schedule10:23 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 10:23 - 24 Dhjetor, 2021

The Economist

Në filmin e prodhuar nga STANLEY KUBRICK me titullin “Strangelove ”,  gjatë Luftës së Ftohtë, një gjeneral i forcave ajrore amerikane urdhëron një sulm bërthamor hakmarrës kundër Bashkimit Sovjetik.

Më vonë u zbulua se Sovjetikët nuk ishin ata që sulmuan të parët. Komandanti, i cili po kalonte një periudhë të vështirë nxiti një grevë sepse ishte i bindur se komunistët kishin hedhur kimikatë në ujin e pijshëm, një përpjekje për të dëmtuar njerëzit në Amerikë. Frika e komandantit paranojak për pjellorinë e tij ishte e lehtë për  t’u ironizuar në 1964, kur filmi i Kubrick u publikua për herë të parë.

Por premisa mund të jetë shumë afër realitetit çdo ditë e më shumë. Në vitin 2017, Shanna Swan, profesor i Shkollës së Mjekësisë në Mount Sinai në New York dhe Hagai Levine i Universitetit Hadassah-Hebraik në Jeruzalem, së bashku me gjashtë studiues të tjerë, vlerësuan numrin mesatar të spermatozoideve për 43,000 burra në 55 vende të botës.

 

Të dhënat, nga 185 studime të botuara më parë, tregojnë se numri i spermatozoideve ra me 25% midis 1973 dhe 2011. Por akademikët kryen një analizë të dytë që kontrollonte ndryshimin në teknikën e marrjes së mostrave, moshën e burrave dhe nivelin e tyre të abstinencës. Ata zbuluan se numri i spermatozoideve në fakt kishte rënë me rreth 50% në vendet perëndimore gjatë kësaj periudhe. Megjithëse të dhënat ishin të pakta, tendenca të ngjashme u vunë re edhe në vendet në zhvillim, raporton abcnews.al

Swan hetoi si ka ndodhur ky fenomen. Një  nga faktorët kryesore ishte një kimikat i njohur me emrin bisphenol A(BPA) i cili gjendet në mallrat plastike. Sistemi endokrin i njeriut i cili prodhon hormone si testeroni dhe esterogjeni mund  të preken nga këto kimikate.  Në disa raste ato shkaktojnë inferilitet si tek meshkujt edhe femrat.

Sipas një studimi në Boston ku 500 burra u treguan vullnetarë për të dhuruar spermë  u vu në dukje se numri i aplikantëve që konsideroheshin pjellore për të dhuruar spermë ra nga 69% në 44%  gjatë 10 viteve që nga 2013, raporton abcnews.al

Kimikatet BPA nuk janë shkaku i vetëm. Sipas një studimi  në 2018, nga mostrat e marra të 5000 burrave që jetonin në Italinë Veriore midis viteve 2010 dhe 2016 u  vu re se prodhimtaria e ulët e spermës ishte për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit. Edhe nëse kimikatet BPA nuk janë shkaku i vetëm, ato janë një nga shkaktarët kryesorë. Në 2007 Komisioni Europian vendosi një sërë rregullash për importin dhe prodhimin e kimikateve të rrezikshme.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës  dhe Bashkimi Europian kanë ndaluar përdorimin e kimikatitit BPA në shishe por ka lejuar përdorimin e tij në kanaçe. Ulja në numrin e spermatozoideve mund të ketë pasoja të rrezikshme. Sipas një studimi që ka filluar që në vitin 2017, Swan  ka deklaruar se nëse ky trend vazhdon të rritet  në botën e të pasurve deri në vitin 2045 gjysma e meshkujve në Europë dhe në Amerikën Veriore do të jenë sterilë.

Kjo duhet e pamundur për një arsye, pasi nëse zvogëlohet efekti i BPA do të ulet edhe mundësia që këto kimikatë të ndikojnë në uljen e numrit të spermatozoideve.

/abcnews.al