Pëson frakturë në krah, sulmuesi i Kukësit mbyll sezonin para kohe

schedule15:16 - 19 Maj, 2021

schedule 15:16 - 19 Maj, 2021

Bruno Lulaj mungon prej javësh te Kukësi, ashtu sikurse edhe Albin Gashi. Sulmuesi anësor i verilindorëve ka pësuar një frakturë dhe e ka mbyllur sezonin. Vetë klubi i Kukësit ka dalë me njoftim dhe bën me dijë se i riu nuk është rikuperuar dot.

Veç kësaj klubi verilindor konfirmon Gashin pjesë të ekipit edhe për sezonin e ardhshëm. “Sulmuesi Albin Gashi ka mbyllur sezonin 2020-2021 për shkak dëmtimi.

Një frakturë në krah, e ka detyruar Gashin të qëndroje disa javë jashtë fushave. Pavarësisht punës së bërë nga stafi mjekësor, por edhe nga vetë futbollisti, ka qenë e pamundur që të rikuperohet për ndeshjet e mbetura.

Gashi do të bashkohet me ekipin gjate fazës përgatitore për sezonin e ri! Forca Albin! Rikthehu më i fortë”, shkruhet në njoftimin e klubit të Kukësit në rrjetet sociale. /abcnews.al