Lëvizja Black Lives Matter ka dënuar veprimet e Izraelit ndërsa ka treguar ‘solidaritet me Palestinezët’, sipas një deklaratë në Twitter. BLM tha se do të vazhdojë të mbrojë palestinezët pasi e krahasoi konfliktin në Gaza me protestat anti-policisë në SHBA.
Postimi erdhi ndërsa mijëra protestues pro-Palestinës u mblodhën në të gjithë SHBA-në dhe vendet e tjera perëndimore, duke kërkuar një armëpushim në rajon. Presidenti Joe Biden i bëri thirrje udhëheqësit izraelit Benjamin Netanyahu t’i japë fund sulmeve në Gaza mes presionit në rritje nga komuniteti ndërkombëtar.
BLM ka mbështetur prej kohësh BDS dhe Palestinën, sipas një raporti të FaithWire . Në 2016, lëvizja BDS (Bojkoti, zhvendosja dhe sanksionet), argumentoi se SHBA ishte “bashkëpunëtorë në gjenocidin që po ndodhte kundër popullit Palestinez” dhe e quajti Izraelin një shtet aparteid.
Dhuna shpërtheu në protestat jashtë konsullatës izraelite në New York, duke çuar në arrestime të shumta./abcnews.al