Shitja e aksioneve të Vllaznisë: Kush kualifikohet, kandidatët në “ankth”

schedule10:19 - 19 Maj, 2021

schedule 10:19 - 19 Maj, 2021

Para pak minutave ka nisur faza e dytë e ankandit për shitjen e 100% të aksioneve të KF Vllaznia sh.a. Si në fazën e parë, të zhvilluar në Bashkinë e Shkodrës me 11 maj, edhe sot procedura vijon pa praninë e mediave.

Në sallën e Këshillit Bashkiak ku po zhvillohet ankandi janë të pranishëm antarët e Njësisë së Ankandit dhe 3 subjektet që kanë paraqitur dokumentacionin për pjesëmarrje në ankand.

 

Ditën e sotme, Njësia e Ankandit pritet të shpallë subjektet e kualifikuara për fazën e mëtejme. Nga faza e kaluar, janë tre subjekte që kanë paraqitur ofertat e tyre: Joni 5 Shpk me përfaqësues Emiljano Zhupa, me një vlerë 150 milion lekë, Alban Xhaferi me 62.5 milion lekë dhe Almiro Gurakuqi me 55 milion lekë.

Ditën e sotme, pritet vendimmarrja e Njësisë së Ankandit për subjektet që kualifikohen për më tej, raporton gazetari i ABC, Simon Shkreli.

NJOFTIMI I BASHKISË SHKODËR: Sot me datë  19/05/2021 në bashkinë Shkodër Njësia e Ankandit, e ngritur me urdhrin e titullarit të Bashkisë Shkodër nr.54, datë 22.01.2021 “Për krijimin e njësisë së ankandit me objekt: “Shitje me ankand aksionet e klubit të futbollit “Vllaznia” sh.a në masen 100%”, pasi ka shqyrtuar dhe vlerësuar të gjithë dokumentacionin e subjekteve ofertues me kujdes, në përputhje me përcaktimet ligjore të ligjit nr.9874, datë 14.02.2008 “Për ankandin Publik”, të ndryshuar, dhe VKM 1719, datë 17.12.2008

“Për miratimin e rregullave të ankandit publik”, të ndryshuar, sipas kushteve dhe kërkesave të përcaktuara në njoftimin e ankandit, sipas dokumenteve standarde të ankandit, dhe dokumentacionit në dosjen e ofertave përkatëse, ka njoftuar me shkrim secilin subjekt ofertues mbi vlerësimin e dokumentacionit teknik përkatës.

Pas përfundimit të afateve ligjore të ankimimit/rishikimit administrativ, subjektet e kualifikuara do të njoftohen me shkrim dhe nëpërmjet adresës elektronike nga Autoriteti Shitës Bashkia Shkodër, për datën dhe vendin e zhvillimit të procedurës  vijuese të ankandit“. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!