Shkodër, mbetet në burg ish drejtori i hipotekës

schedule10:27 - 16 Tetor, 2018

schedule 10:27 - 16 Tetor, 2018

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-drejtorin e Hipotekës, Zamir Leka, i cili u arrestua në fund të muajit shtator për korrupsion. Leka apeloi vendimin e shkallës së parë duke kërkuar një masë me të butë, por Apeli e refuzoi. Të njëjtën gjë gjykata vendosi edhe për juristen Frida Marashi, të cilën e la në arrest shtëpie.

Leka u arrestua në datë 25 shtator së bashku me juristen e ZRVPP, Frida Mirashi, ndërkohë që është liruar nga burgu sekseri Erjon Cubaj duke u lënë në detyrim paraqitje. Drejtori Zamir Leka ndodhej në zyrat e Hipotekës në momentin e arrestimit. Leka u arrestua 10 minuta para përfundimit të orarit zyrtar të punës./abcnews.al